Flamurtari, start me fitore

Flamurtari e ka nisur me fitore sezonin e ri në basketbollin e femrave, ndërsa të shtunën pasdite, në Pallatin e Sportit në Vlorë, ka mundur Tiranën, 71-48. Vlonjatet me shumë ndryshime në formacion kanë treguar përsëri ambicje për trofe këtë sezon, ndërsa në fakt e kanë nisur gjithçka me fitimin e Kupës së Federatës Shqiptare të Basketbollit, teksa në finale mundën Partizanin, 72-70.
Një ndeshje e kontrolluar nga vlonjatet, të cilat periodën e parë e kanë përfunduar 14-11. Në pushim të dy pjesëve, Flamurtari është në një avantazh prej 11 pikësh diferencë, 31-20. Një sukses që vjen duke u thelluar, ndërsa në fund të periodës së tretë Flamurtari udhëheq 54-32. Dhe në fund 71-48, ndërsa perioda e katërt ka shërbyer dhe për të aktivizuar lojtaret e reja. Flamurtari synon titullin kampion, ndërsa në ndeshjet e tjera janë regjistruar këto rezultate: Partizani – Studenti 77-49, Elbasani – Barleti 81-51 dhe Teuta – Vllaznia 57-66.
Për meshkuj java e dytë është mbyllur me sfidën Besëlidhja – Kamza Basket 100-69, kurse më parë Elbasani ka mundur Fieri Basket, 98-68, Tirana – Vllaznia 92-66 dhe Apolonia – Teuta 71-94. Sporti i koshit vijon të vijë drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




