NBA/ Cam Boozer shkruan historinë, “rookie” i Grizzlies thyen rekordin e LeBron James

Basketboll | 1 orë më parë

E ardhmja e NBA është në duart të sigurta ndërsa beteja për titullin “Rookie of the Year” (Debutanti i Vitit) do të jetë më e ndezur se kurrë.

Pas debutimit mbresëlënës të një talenti si AJ Dybantsa me ekipin e Ëizards radhën për të shkëlqyer e kishte Cameron Boozer. Lojtari i Memphis ishte protagonist absolut natën mes të enjtes dhe të premtes në fitoren e Grizzlies përballë Portland Trail Blazers me shifrat 124-103.

Boozer dëshmoi se është një lojtar i gjithanshëm duke shënuar 18 pikë, duke kapur 12 topa në tabelë dhe duke dhënë 12 asiste. Ai u bë lojtari i dytë më i ri në historinë e NBA-së që arrin një “triple-double”.

Në moshën 19-vjeçare e 103 ditë, Boozer theu rekordin e Jamesit, i cili sipas NBA.com kishte arritur “triple-double”-in e tij të parë në moshën 20-vjeçare e 20-ditëshe, gjatë sezonit 2004-05. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme