Teuta i kthehet fitoreve në kampionat

Teuta ka gjetur qetësinë e munguar në ndeshjet e kampionatit, teksa në kuadrin e javës së dhjetë të Superligës në basketboll për meshkuj ka mundur Tiranën, 87-83. Një fitore e rëndësishme për “djemtë e detit”, të cilët kështu kanë mbajtur kryesimin në kampionat, por në të njëjtën kohë i ka thyer reston bardhebluve pas eleminimit në Kupën e Shqipërisë. Një takim që ka ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, ndërsa brenda saj ka patur dhe tensione, atje ku nuk kanë munguar dhe ndëshkimet me gabime teknike.
Kështu rasti më i rëndë është reagimi i Klark të Tiranës në periodën e tretë, që në nervozizëm e sipër godet stolin e skuadrës së tij dhe për rrjedhojë merr teknik, i cili më pas kthehet për të në faullin e pestë. Një veprim që ka ndezur dhe një farë nervozizmi mes palëve, por që gjithsesi është sheshuar shpejt. Me teknik janë ndëshkuar dhe Ndreca e Peterson të Teutës, apo dhe Hamati i Tiranës.
Përsa i përket ndeshjes, Teuta ka fituar periodën e parë 23-20. Dhe më pas në pushim është në avantazh të tetë pikëve diferencë, 50-42, ndërsa ka triumfuar dhe në periodën e dytë 27-22. Pas pushimit të dyja skuadrat luajnë mirë. Ndaj dhe gjithçka është e barabartë 22-22 me totalin 72-64. E fundit është për Tiranën 15-19, por që nuk e ndryshon fatin e ndeshjes, që është në favorin e Teutës, 87-83.
Ndërkohë Kamza Basket ka fituar me Dinamon, 89-67, kurse Vllaznia ka mundur Partizanin në transfertë, 69-52.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




