Kobe Bryant, fanella e tij në një muze Smithsonian të kulturës

Frymëzimi erdhi thjesht duke parë përreth. Damion Thomas vuri re se si disa njerëz përreth që vizituan dhomën e sportit në Muzeun Kombëtar të Historisë dhe Kulturës Afro-Amerikane në Uashington, ku ai është kurator, ndaluan për t’i bërë homazhe imazhit të Kobe Bryant – i përjetësuar në Galerinë e Sporteve – pas vdekjes së tij tragjike në 26 janar. Për këtë ai kishte një ide: ta bënte prezencën e Kobe edhe më të rëndësishme, duke instaluar një fanellë të veshur gjatë Finales 2008 dhe marrë nga vetë Bryant, i cili ndihmoi në ndërtimin e muzeut me një donacion një milion dollarësh në 2016 përmes fondacionit të tij. “Ne donim të ndanim rëndësinë e ndikimit të tij”, tha Thomas për Los Angeles Times, duke justifikuar zgjedhjen për efektin transformues që pati në sportin e basketbollit dhe kulturën amerikane në përgjithësi. Instalimi i ri do të zbulohet për herë të parë të hënën brenda një pjese të muzeut – i cili është pjesë e Institutit Smithsonian, institucioni që drejton kompleksin më të madh muzeve në botë – në të cilin ngjarjet e tjera sportive mbahen mend tashmë, siç ishte ekipi Texas Ëestern 1966, i pari që fitoi titullin NCAA me shtatë lojtarë Afrikano-Amerikanë. Muzeu, i vizituar nga Kobe në 2016 para hapjes zyrtare të tij, gjurmon historinë e skllavërisë, lëvizjet civile dhe kushtet e jetesës së afro-amerikanëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i dhënë hapësirë kulturës afro-amerikane. Një kulturë që Kobe Bryant e ka shënuar dhe ndikimi i së cilës nuk është ndalur ende, pavarësisht tragjedisë së Calabasas.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




