Del Piero sulmon Ronaldon: E ekzagjeruar, nuk sillemi kështu

Kur Alex Del Piero flet për Juventusin, të gjithë e dëgjojnë. Pinturikio ka kaluar gati njëzet vjet i veshur me fanellën bardhezi, flamurin e vërtetë dhe idhullin e tifozëve. Kjo është arsyeja pse “sulmi” i tij për veprimin e Cristiano Ronaldos me kombëtaren portugeze bën edhe më shumë zhurmë. Gjatë ndeshjes kundër Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2022, ish-Real Madrid nuk e ka pritur mirë një vendim të gjyqtarit, i cili nuk i ka akorduar një gol të rregullt. CR7 nuk I ka mbajtur nevat, është larguar nga fusha e lojës shumë i zemëruar, madje duke hedhur dhe shiritin e kapitenit.
“Unë mendoj se ishte një reagim i ekzagjeruar – tha Del Piero për mikrofonët ESPN – është në rregull të zemërohesh, është në rregull të diskutosh dhe madje të protestosh, por hedhja e shiritit dhe vazhdimi i sjelljes në atë mënyrë është shumë për dikë që përfaqëson skuadrën, jo vetëm si kapiten por edhe si figura më ikonike”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



