“Euro Magjia”, në ekranin e RTSH, ora 23:00

Emisione | 5 vite më parë

Është momenti, Euro 2020 zbret në fushën e lojës. Për ta bërë sa më argëtuese ecurinë e këtij edicioni, ka menduar “Euro Magjia”, çdo mbrëmje në ekranin e RTSH 1HD dhe RTSH Sport, ora 23:00. Shumë surpriza, të ftuar special.  Nuk kishte si të mungonte në këtë mbrëmje një tifoz i zjarrtë i Italisë, ish-presidenti Bamir Topi, por dhe pak aromë Champions me Eva Muratin. 

Nuk mund të mungonte goli i vetëm i Shqipërisë në një Europian, Armando Sadiku.

Nuk do të mungojë analiza e ndeshjeve nga specialist i studios së RTSH-së, Shkëlqim Muça. I pranishëm dhe Dritan Shakohoxha, i cili rikthehet pas shumë vitesh në ekranin e transmetuesit public.

Futboll, analiza të Euro 2020, por edhe… pak humor, e këtë e bën të mundur Florjan Binaj shoqëruar dhe nga kronikat e djemve të Ngop Medias, çdo mbrëmje.

Së bashku, për të shijuar këtë Europian të jashtëzakonshëm, në ekranin e të gjithë shqiptarëve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme