Rubrika Sportive në RTSH, sonte ora 22.30

Teuta merr kreun pasi mposht në limite Laçin me supergolin e Bregut. Vllaznia dhe Partizani ndahen në paqe pa gola. Tirana rihap shpresa jo vetëm për Evropën me një shuplakë ndaj Apolonisë. Kastrioti ruan distancën me Bylisin duke barazuar në Ballsh. Dhe Skënderbeu përfiton nga momenti i dëshpëruar i Kukësit.Të ftuar specialë: Asion Daja, futbollist i Teutës, Elvis Plori, zv. trajner i Vllaznisë, Idi Batha, kapiten i Tiranës. Si edhe gjithçka tjetër në “Rubrika Sportive” në RTSH: analiza, diskutime, edhe me të ftuarit e zakonshëm Shkëlqim Muça, Fatmir Mneri dhe Fatjon Shehu. Ju presim…
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




