Ora 22:30, Rubrika Sportive në RTSH

Emisione | 5 vite më parë

Teuta shmang surprizat në Fier dhe mban e vetme kreun. Partizani bind dhe ndjek me besim. Laci dhe Vllaznia barazojnë pa gola mes tyre. Humbet terren edhe Tirana duke barazuar në Korcë, përballë Skënderbeut në formë. Kukësi rikthehet vetvetja dhe triumfon ndaj Kastriotit.
Të ftuar specialë: Edi Martini, trajner i Teutës, Migen Memelli, trajner i Skënderbeut, Edmond Dosti, ish-futbollist. Si edhe gjithçka tjetër në “Rubrika Sportive” në RTSH: analiza, diskutime, edhe me të ftuarit e zakonshëm Shkëlqim Muça, Fatmir Mneri dhe Fatjon Shehu. Ju presim…


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme