Alonso: Ju tregoj problemim më të madh me veturat moderne

Formula 1 | 3 vite më parë

Fernando Alonso ka kaluar aq kohë në pistat e Formulës 1 sa përshtypjet e tij mbi veturat e sotme kanë një vlerë të veçantë. Siç dihet piloti spanjoll debutoi në botën e shpejtësisë së lartë në 2001-in me Minardin ndërsa sot rivalizon ende me më të mirët duke drejtuar veturën e prodhuar nga Aston Martin.

I gjendur në këtë kontekst, 42-vjeçari ka thënë mendimin e vet sa i përket evolucionit të veturave. “Sot e kam më të vështirë të kuptoj makinën. Kjo vështirësi pasqyrohet edhe në punën e përditshme pasi nuk mund të ndihmoj sa do të doja mekanikët për të bërë ndërhyrjet e duhura. Kur jam në garë ose në xhirot e shpejta kualifikuese kam ndjesi se jam i shpjetë dhe do të renditem mes vendeve të para, por kur shikoj tabelën vë re emrin tim në mesin e klasifikimit. Siç thash edhe më parë veturat sot janë të vështira për tu kuptuar. Kjo gjeneratë veturash është shumë komplekse”, shpjegoi Alosno.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme