Forbes publikon rrogat e pilotëve të Formulës 1

Sipas prestigjozes Forbes tek Red Bull ka një problem me pagat ndërsa Mercedes ka bërë Hamilton pilotin e dytë më të paguar në cirkuitit. Ditën e sotme revista prestigjoze ka publikuar shifrat e sakta të shumave që përfitojnë pilotët e Formulës 1.
Kështu Maks Fershtapen është piloti më i paguar me një rrogë vjetore prej 55 milionë dollarësh. Holandezi përfiton pesë herë më shumë se shoku i skuadrës Serxho Perez, i cili paguhet “vetëm” 10 milionë dollar në vit.
Diferencim të madh mes pilotëve në paga ka bërë edhe McLaren pasi Lando Norris paguhet plot 20 milionë dollarë në sezon ndërsa shoku i tij i skuadrës Oskar Piastri merr “vetëm” 2 milionë dollarë.
Piloti i dytë më i paguar në cirkuitin e Formulës 1 është Ljuis Hamilton, i cili nga akordi me Mercedes arkëton plot 35 milionë dollarë në vit.
Skuderia më e ekuilibruar është Ferrari e cila renditet dy pilotët e saj mes 5 më të paguarve. Sharl Lëklerk përfiton 24 milionë dollarë ndërsa Karlos Sainz përfiton 12 milionë dollarë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




