Hamilton dhe suksesi i Verstappen: Gjithçka është shumë e ekzagjeruar

Formula 1 | 3 vite më parë

Pavarësisht se nuk ishte në gjendje të luftonte për titullin, Leëis Hamilton mbetet një nga pilotët më të fortë në të gjithë cirkuitin e Formula 1. Shumë pyesin se kush është më i mirë midis shtatë herë kampionit të botës dhe Max Verstappen, i cili ka dominuar në sezonet e fundit në të gjitha drejtimet. Vetë britaniku u përpoq t’i përgjigjej kësaj pyetjeje në mënyrë indirekte, duke nënvizuar sesi, sipas tij, Verstappen kishte shokë ‘më pak të fortë’ në krahasim me ata që duhej të sfidonte.

“Gjatë karrierës sime më është dashur gjithmonë të dueloj me shokët e skuadrës për të fituar dhe për t’i mundur, Verstappen nga ana tjetër ka pasur një jetë të lehtë. Gjithçka është shumë e ekzagjeruar, mendoj se kam pasur shokë më të fortë se Verstappen. Ishin Bottas, Button, Alonso, Rosberg, Russell”. Këto janë fjalët e pilotit të Mercedesit, Lewis Hamilton, gjatë një interviste dhënë për Sky Sport.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme