Herbert: Të gjithë kanë humbur nga aksidenti i Schumacher-it

Johnny Herbert nuk ka fshehur hidhërimin për atë që i ka ndodhur Michael Schumacher-it në dhjetorin e 2013-ës. Legjenda e Formulës 1 që prej atij aksidenti nuk është shfaqur më në publik dhe sipas familjarëve mësohet se ndiqet 24 orë në 24 nga një staf i specializuar mjekësh dhe infermierësh.
“Kemi humbur një mega yll të sportit tonë, i cili u ka dhënë aq shumë gëzim me garat e tij miliona tifozëve”, tha Herbert për “CasinoSite.nl”. “Më vjen shumë keq që Mick nuk ka pranë babain e tij tani që po mundohet që të futet në botën e Formula 1. Mungesa e Michael është një humbje e madhe për të gjithë komunitetin. Të gjithë kanë humbur nga mungesa e tij”, tha Herbert.
Schumacher është piloti më i spikatur i Formula 1 duke fituar titullin kampion në vitet 1994, 1995, 2000, 2001, 2002, 2003 dhe 2004. Ai gjithashtu ka regjistruar 71 xhiro të shpejta dhe 155 podiume gjatë karrierës të tij epike.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




