Probleme për Verstapen, Perez niset i pari në Arabinë Saudite

Në garën e dytë të Botërorit 2023 të Formula 1, duket se të gjithë po marrin frymë lirisht. Sepse po kuptojnë se difektet mund t’i ndodhin edhe Red Bullit. Në kualifikueset për Çmimin e madh të Arabisë Saudite, Max Verstappen ndalet gjatë sesionit të dytë të provave për shkak të një problemi në boshtin e transmisionit dhe do ta nisë garën të dielën nga vendi i 15-të. Red Bull duhet të ngushëllohet me pole position të arritur nga Sergio Perez.
Edhe Ferrari ka arritur një rezultat të mirë me Charles Leclerc, i cili arriti kohën e dytë më të mirë në përfundim të provave zyrtare. Por për shkak të dënimit për përdorimin e çentralinës së tretë në makinën e tij, ai do të niset në vendin e 12-të, të dielën në garë. Nga ky penalizim i pilotit të Ferrarit, përfiton Fernando Alonso që do të niset nga vendi i dytë me Aston Martin e tij, t’i paraprirë Mercedesit të George Russell dhe Ferrarit të dytë të Carlos Sainz. Gara të dielën në Arabinë Saudite do të nisë në orën 18.00.
KUALIFIKUESET
Rreshti i parë
- Sergio Perez
- Fernando Alonso
Rreshti i dytë
- George Russell
- Carlos Sainz
Rreshti i tretë
- Lance Stroll
- Esteban Ocon
Rreshti i katërt
- Lewis Hamilton
- Oscar Piastri
Rreshti i pestë
- Pierre Gasly
- Nico Hulkenber
Rreshti i gjashtë
- Guanyu Zhou
- Charles Leclerc
Rreshti i shtatë
- Kevin Magnussen
- Valtteri Bottas
Rreshti i tetë
- Max Verstappen
- Yuki Tsunoda
Rreshti i nëntë
- Alexander Albon
- Nyck De Vries
Rreshti i dhjetë
- Lando Norris
- Logan Sargeant
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




