Formula 1, Hamilton “përgjon” konkurencën

Formula 1 | 4 vite më parë

Lewis Hamilton ka përfituar nga testet që po bëjnë veturat e Formula 1 në Bahrein për të parë se si rivalët kanë zhvilluar veturat respektive. Shtatë herë kampioni i Botës u ndal më gjatë pranë njëvendëshes të Red Bull. Ky gjest i tërhoqi vëmendjen fotoreporterëve, të cilët edhe e ngurtësuan këtë moment.

38-vjeçari është më i motivuar se kurrë këtë sezon që të rikthehet në majë. Një vit më pari ai dështoi që të fitointe qoftë edhe një Çmim dhe Madh, diçka që nuk i kishte ndodhur kurrë në karrierë.

Rivali i madh për Hamilton edhe këtë sezon pritet të jetë Max Verstappen, i cili një vit më parë u shpall kampion për herë të dytë radhazi. Gjatë prezantimit të veturës të re të “Mercedes”, Hamilton theksoi se inxhinierët nuk ishin munduar që të kojonin idetë dhe projektet e rivalëve.

“Përveç Ferrari-t shumë vetura të këtij sezoni ngjajnë me Red Bull-in. Por e them me plot gojën se ne nuk jemi prej atyre skuadrave, të cilat kopjojnë të tjerat”, pohoi Hamilton pasi hoqi “vellon” nga “W14”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme