F1, Wolff: Për titullin e tetë të Hamilton…

Mercedes vjen në vitin 2023 me ambicie të rëndësishme pas një viti të vështirë. Në Kampionatin e ri Botëror të Formula 1, skuadra Brackley dëshiron të rifitojë vendin e saj të përhershëm në pozitat kryesuese, të udhëhequr nga eksperti Toto Wolff. Drejtori i ekipit foli për dëshirën e tij dhe të Leëis Hamilton, për të cilin titulli i tetë është një objektiv i mundshëm: “Siç mund ta imagjinoni, Leëis ishte shumë i motivuar në 2022, por ne nuk kemi mundur t’i japim një makinë të aftë për të luftuar për Kampionatin Botëror”.
“Kështu që shpresoj që viti 2023 të përfaqësojë një hap të fortë përpara. Më në fund atij i është dhënë mundësia të luftojë vazhdimisht për fitoret e garave dhe të hyjë në garë për kampionatin botëror. Por rivalët tanë ishin shumë të fortë vitin e kaluar. Ne po ndjekim njëri-tjetrin, kështu që gjithçka duhet të përshtatet dhe të punojë që ai të sigurojë titullin e tij të tetë të Kampionatit Botëror”.
Wolff më pas foli edhe për George Russell: “George është në vitin e dytë, ai vjen nga Williams dhe shpresonte të ngiste një Mercedes të aftë për të luftuar për titullin. Pastaj e kuptoi se nuk ishte kështu, por po, ai është përshtatur mirë. Mënyra se si të dy punojnë së bashku me inxhinierët për të përmirësuar makinën është vërtet mahnitëse. Në Brazil ai mori fitoren e tij të parë, që pritej pas Bahreinit dy vjet më parë. Ai është absolutisht i motivuar. Përgatitja është intensive dhe përqëndrimi 100%”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




