Risitë e Mercedes “tërbojnë” Red Bullin

Risitë e demonstruara në makinën Mercedes W13, në ditën e parë të provave në Bahrein, nuk janë pritur mirë nga rivalët e Red Bull. Sipas “Radio paddock”, drejtuesi kryesor i Red Bull, Cristian Horner, ka thënë se Mercedesi ka shkelur rregulloren dhe se disa pjesë të makinës nuk janë të ligjshme, duke hapur një kapitull të ri në rivalitetin me Mercedes dhe Toto Wolff. Por i intervistuar më pas, Horner i ka ulur tonet e zemërimit duke ia kaluar kompetencat e verifikimit teknikëve të vet.
Vëmendje kanë tërhequr edhe pasqyrat në formën e kreshtës së peshkaqenit, në njëvendëshen e Brackley. Një Mercedes i revolucionarizur, më i hollë dhe me risi në krahun e përparmë. Ky, në përmbledhje, është versioni i ri i W13 që doli në pistën në Bahrein për testet e fundit para fillimit të sezonit të Formula 1. Por edhe Mercedes kishte thënë se në testet e Bahrein do të shihni një makinë ndryshe, versioni B i asaj që doli në testet e mëparshme në Barcelonë.
Por të mos harrojmë se makinat që dalin në pistë, kanë marrë miratimin e FIA-s më parë. I vetmi problem, me të cilin duhet të përballen makinat Mercedes është ftohja. Duket një problem i vogël por që duhet marrë në konsideratë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




