F1, Hamilton: Bëra diçka të veçantë duke mposhtur Verstappen

Formula 1 | 6 vite më parë

“Ishte një garë e vështirë, ne e dinim që Max ishte fantastik gjatë gjithë fundjavës dhe unë duhej të bëja diçka të veçantë. Ne vuajtëm, në fund luftuam për të fituar, ishte një nga garat më të vështira kohët e fundit. Unë duhet të falënderoj çdo anëtar të ekipit për përpjekjen e bërë. Jam i kënaqur me duelin e zhvilluar me Max. Sot kemi pasur kohën e duhur, edhe ai po bën mirë dhe ne do të duhet të japim gjithçka për ta mbajtur mbrapa,  kemi bërë një punë të shkëlqyer”. Këto janë emocionet e fituesit të Grand Prix të Bahreinit, Leëis Hamilton, i aftë për të mposhtur Red Bull të Max Verstappen në cirkuitin e Sakhir, në një finale që të lë pa frymë.

Fjalët e Bottas – Piloti tjetër i Mercedes, Valtteri Bottas, është shumë më i zhgënjyer. Finlandezi është i treti, por shpresonte të luftonte për fitoren me Leëis dhe Max: “Gara ishte zhgënjyese – konfirmon ai -. Pozitive që kam shënuar shumë pikë për ekipin, por jo për mua sepse unë mbrojta veten në vend që të sulmoja. Pastaj pit stopi hoqi çdo mundësi. Sot jam i zhgënjyer. Ne arritëm me të dy makinat të kishim një zgjedhje të gjerë strategjike, por nga ana ime mund të bëhej më shumë”.

POS NO DRIVER CAR LAPS TIME/RETIRED PTS
1 44 Lewis Hamilton MERCEDES 56 1:32:03.897 25
2 33 Max Verstappen RED BULL RACING HONDA 56 +0.745s 18
3 77 Valtteri Bottas MERCEDES 56 +37.383s 16
4 4 Lando Norris MCLAREN MERCEDES 56 +46.466s 12
5 11 Sergio Perez RED BULL RACING HONDA 56 +52.047s 10
6 16 Charles Leclerc FERRARI 56 +59.090s 8
7 3 Daniel Ricciardo MCLAREN MERCEDES 56 +66.004s 6
8 55 Carlos Sainz FERRARI 56 +67.100s 4
9 22 Yuki Tsunoda ALPHATAURI HONDA 56 +85.692s 2
10 18 Lance Stroll ASTON MARTIN MERCEDES 56 +86.713s 1
11 7 Kimi Räikkönen ALFA ROMEO RACING FERRARI 56 +88.864s 0
12 99 Antonio Giovinazzi ALFA ROMEO RACING FERRARI 55 +1 lap 0
13 31 Esteban Ocon ALPINE RENAULT 55 +1 lap 0
14 63 George Russell WILLIAMS MERCEDES 55 +1 lap 0
15 5 Sebastian Vettel ASTON MARTIN MERCEDES 55 +1 lap 0
16 47 Mick Schumacher HAAS FERRARI 55 +1 lap 0
17 10 Pierre Gasly ALPHATAURI HONDA 52 DNF 0
18 6 Nicholas Latifi WILLIAMS MERCEDES 51 DNF 0
NC 14 Fernando Alonso ALPINE RENAULT 32 DNF 0
NC 9 Nikita Mazepin HAAS FERRARI 0 DNF 0

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme