F1, Wolff: Testime të vështira, Red Bull duket i fortë

Formula 1 | 6 vite më parë

“Ne kemi kaluar shumë kohë në Bahrein periudhën e fundit dhe me situate të ndryshme. Në përgjithësi ka qenë një provë e vështirë tre ditore për ne. W12 nuk ishte aq i qëndrueshëm, i parashikueshëm ose i bazuar sa disa nga rivalët tanë. Red Bull dukej i fortë, si në gara të gjata ashtu edhe në periudha të shkurtra. Por si gjithmonë në prova është e vështirë të jesh i sigurt për performancën e vërtetë”. Ky është bilanci i Toto Wolff, drejtorit të ekipit Mercedes, pas provave në Bahrein, në funksion të raundit të parë të sezonit.

Në çdo rast, Wolff ka besim tek ekipi i tij: “E vetmja gjë që dimë me siguri është se duhet të demonstrojmë aftësinë tonë për të reaguar – vazhdon ai në faqen e internetit të Mercedes -. Që nga momenti që mbaruan testet, ne filluam të kuptonim se si mund të ktheheshim më të fortë në Bahrein. Ndërsa këto makina ndajnë disa pjesë me versionet e mëparshme, duheshin bërë edhe ndryshime të rëndësishme. Ne gjithashtu na është dashur të ndryshojmë mënyrën e punës në përgjigje të kufirit të buxhetit”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme