F1, Ralf Schumacher: Problem aerodinamik për Mercedes

Formula 1 | 6 vite më parë

“Ekipi i Brackley po bën llogaritë me një problem aerodinamik, është e qartë. Kjo mund të shihet nga vështirësitë e Hamiltonit pas timonit sepse makina nuk sillet ashtu siç pritej. Nëse është një gabim koncepti, mbase përforcohet nga dizajni i gomave të reja”.

Ky është komenti i Ralf Schumacher, vëllai i vogël i Michael, për problemet që kanë lindur tek Mercedes ditët e fundit. Hamilton madje përfundoi në zhavorr në fundjavën e provave në Bahrein, duke u ankuar për disa xhiro të përfunduara në pistë.

Ralf është i sigurt se do të jetë një Kampionat Botëror, ai që fillon në fund të Marsit në Bahrein, shumë më i ekuilibruar se në vitet e mëparshme për luftën për titull: “Unë nuk mendoj se do të jetë e lehtë për Mercedes të luftojë me Red Bull – vazhdon Schumacher për transmetuesin Sky Deutschland -. Verstappen dhe Perez tashmë mund të përfitojnë me makinën e tyre. Të dy ekipet po përballen me një situatë krejt të ndryshme ”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme