F1, Perez: Dua të fitoj në Meksikë, për popullin tim

Formula 1 | 6 vite më parë

“Po pres me padurim që të garoj në Meksikë dhe të fitoj garën për njerëzit e mi. Meksikanët janë me të vërtetë të entuziazmuar dhe e duan ekipin. Mezi pres të shijojmë njerëzit dhe të kthehemi në një jetë normale sa më shpejt të jetë e mundur edhe në Formula 1, me stendat plot, sa më shpejt që pandemia të jetë zbutur dhe të ketë kushte të sigurta për të gjithë”.

Motivim i shkëlqyer për Sergio Perez, në funksion të fillimit të sezonit të ri të Formula 1, 2021, i cili do të nisë me provat në Bahrein dhe do të pasohet nga Grand Prix që do të hapë Kampionatin Botëror në të njëjtën pistë.

Red Bull e tekila – “Do të jetë diçka shumë e veçantë kur të ndodhë, ne do ta vlerësojmë kompaninë më shumë se në të kaluarën – shtoi piloti meksikan, i cili do të bëjë debutimin e tij në Red Bull këtë vit. “Nuk e di se kur do të ndodhë, por duhet të them se është ngjarja të cilën e pres më shumë. Dhe pastaj pija jonë po bëhet Red Bull! Po e harrojmë tekilën ”- përfundoi me shaka.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme