F1, Verstappen: “Duhet të ndjehem mirë me makinën e re”

“Kam filluar me RB15 për të bërë vetëm disa xhiro pas pushimit të dimrit dhe pastaj u hodha në RB16B. Ditë si këto kanë të bëjnë me rehatinë me makinën dhe motorin e ri, duke u përpjekur që gjërat të funksionojnë mirë dhe më pas të jenë të përgatitura mirë para testimi në Bahrein “. Këto janë fjalët e Max Verstappen pas ditës së parë në pistë me RB16, njëvendëshen me të cilën Red Bull do të garojë në Kampionatin Botëror të Formula 1, 2021. “Është gjithmonë bukur të jesh përsëri në timonin e një makine të Formula 1. Dalja nga bosket për herë të parë është një ndjenjë fantastike”.
Edhe Sergio Perez, pasi provoi RB15 të vjetër, kaloi në makinën e re të ekipit: “Drejtimi i një makine të re është gjithmonë i veçantë, për pilotin dhe për ekipin – tha meksikani -. Të gjithë punuan kaq shumë dhe kaq gjatë për të nxjerrë makinën në pistë dhe kur ndodh është një ditë mjaft emocionuese. Unë mendoj se ka shumë potencial, kushtet nuk ishin të mira, por ishte mirë të njihesha me makinën e re, është mjaft emocionuese. Në fillim të javës kam punuar me një RB15, por sot mund të ndiej një hap përpara në kontroll dhe shpejtësi maksimale”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




