Ferrari, Binotto: Akademia duhet të trajnojë pilotët e ardhshëm

Formula 1 | 6 vite më parë

 “Fillon zyrtarisht një sezon i ri i Ferrari Driver Academy. Është një moment i rëndësishëm jo vetëm për tetë pjesëmarrësit në klasën 2021 por për të gjithë Skuderinë: ne gjithmonë kemi thënë që FDA nuk është thjesht një shkollë që duhet të zhvillojë talentet më të mira për t’i sjellë ata në Formula 1 por, mbi të gjitha, duhet të trajnojë ata që në të ardhmen do të jenë bartësit standardë të skuderisë Ferrari në nivelin më të lartë të garave”. Mattia Binotto, drejtori i ekipit Ferrari, nuk ka dyshime për nivelin e pilotëve të rinj të Akademis, viti akademik i të cilëve zyrtarisht filloi disa orë më parë me inaugurimin në muzeun e Maranello.

Binotto i uroi fat tetë talentet e FDA në fjalimin kun ishin të pranishëm edhe drejtori sportive, Laurent Mekies dhe menaxheri i projektit, Marco Matassa: “Objektivin – vazhdoi ai – ne e kemi arritur me Charles Leclerc dhe jemi të kënaqur që këtë vit. Një pilot tjetër që u rrit me ne, Mick Schumacher, gjithashtu do të bëjë debutimin e tij në F1”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme