Adriano nuk e harron Interin, çmend edhe Ferrarin

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Kampionati botëror i Formula 1 ndalon në Brazil. Për këtë rast, ishte edhe një i ftuar special në cirkuitin e Interlagos: ish-ylli i Serie A, Adriano. Sulmuesi brazilian i Interit u filmua nga kamerat e SkySport teksa dilte nga garazhi i Ferrarit me fanellën e zikaltërve me numrin 10. Perandori, i cili ka kohë që është larguar nga fusha, bëri një vizitë në atë që cilësohej shtëpia  e tij që nga viti 2001 deri në 2002, nga 2004 në 2007 dhe nga 2008 në 2009.

Një lidhje e fortë mes Adriano-s dhe Interit: 48 gola në 123 paraqitje që kontribuan në pushtimin e dy titujve, dy Kupave të Italisë dhe dy Superkupave të Italisë.

Ish-sulmuesi, i cili u paraqit në GP të Brazilit me fanellën e zikaltërve, e shpërndau momentin në rrjetet sociale. “Gjithmonë në zemrën time”. Ky është mbishkrimi i fotos së publikuar nga braziliani. Përgjigja nga klubi zikaltër nuk vonoi: dy zemra, njëra e zezë, tjetra blu, duke komentuar postimin e perandorit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme