Ciara Mageean, e artë në 1500 metra me Irlandën, ndërron jetë në moshën 34-vjeçare

Sport | 37 minuta më parë

Atletja irlandeze Ciara Mageean, fituese e medaljes së artë evropiane në garën e 1500 metrave, ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare.

Mageean, e cila ka marrë pjesë dy herë në Lojërat Olimpike dhe fitoi titullin evropian në Romë në vitin 2024, njoftoi vitin e kaluar se ishte diagnostikuar me kancer në zorrë.

Një njoftim në llogarinë e saj në Instagram, ditën e sotme, shkruhej: “Në orën 6:30 të mëngjesit të ditë së sotme, Ciara humbi betejën me kancerin, e rrethuar nga njerëzit e saj të dashur. Një vajzë, motër, bashkëshorte dhe mike e dashur, si dhe një frymëzim për shumë njerëz, ajo do të na mungojë pa masë”.

Mageean, me origjinë nga Portaferry, County Down, në Irlandën e Veriut, ishte martuar muajin e kaluar.

Mageean, e cila mori pjesë në Lojërat Olimpike “Rio 2016” dhe “Tokio 2020”, fitoi gjithashtu medaljen e argjendtë në garën e 1500 metrave në Kampionatin Evropian të vitit 2022 dhe atë të bronztën në vitin 2016, ndërsa në Kampionatin Botëror të vitit 2023 u rendit e katërta.

Ajo fitoi medaljen e argjendtë duke përfaqësuar Irlandën e Veriut në Lojërat e Komonueltit në Birmingem, në vitin 2022. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme