Grosso, mesazh pas sulmit: Një tragjedi…

Fabio Grosso pati një moment të vështirë, duke u plagosur rëndë pasi disa tifozë të Marsejës gjuajtën me gurë autobusin e Lyonit dhe thyen xhamat, duke goditur kampionin e Botës 2006. Grosso rrezikoi të humbiste një sy, por tani është më mirë. Mesazhe të shumta mbështetëse për ish-mbrojtësin kanë mbërritur në rrjetet sociale dhe ai ka dashur të përgjigjet me një postim të gjatë.
Mesazhi i Grosso-s: “Ajo që ndodhi të dielën në mbrëmje mund të ishte një tragjedi, dhe sigurisht ishte për sportin dhe për të gjithë ata që e duan atë. Shpresoj me gjithë zemër që mund të jetë një mësim për të ardhmen tonë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




