Profil, Prosinecki në Tiranë, Partizani pranë legjendës

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Robert Prosinecki, një emër që ngjall kujtime të ëmbla për nostalgjikët e futbollit klasik. Mesfushori me kombësi kroate i lindur në Gjermaninë Perëndimore në vitin 1969 është një nga emrat më të njohur të futbollit në vendin ballkanas të cilin e ka përfaqësuar për 8 vjet, 1994-2002 duke lënë gjurmë ashtu sic bëri me fanellën e Realit, Barcelonës, Sevillas apo Dinamos së Zagrebit e shumë klubeve të tjera ku përsëndroi karrierën e tij gati 20-vjeçare.

Sot, jo rastësihst ai ndodhet ën Tiranë ku prej disa ditësh është në bisedime me drejtuesit e Partizanit për të marrë drejtimin pas largimt të një kroati tjetër, Zoran Zekiç. Një emër që me siguri i shton prestigj klubit të tretë më të titulluar të vendit tonë edhe pse si trajner nuk ka arritur ende të shkëlqejë. Asistent i Kroacisë për 4 vite dhe më pas eksperienca jo shumë pozitive me Crvena Zvezdan, Kayserispor, Azerbajxhanin, Bosnje Hercegovinën, Denzilisporin, Olimpija Ljubjanën dhe Rudes.

Me kombëtaren e Kroacisë numëron 49 ndeshje të luajtura dhe 10 gola të shënuar ndërsa në vitin 1991, Real Madrid pagoi plot 15 milionë dollatë për ta transferuar nga Ylli i Kuq i Beogradit, ndërsa te Barcelona u transferua në vitin 1995. Ka luajtur 74 ndeshje me të dyja fanellat ku pjesën më të madhe e zë Los Blancos ndërsa numëron 14 realizime në La Liga nëse llogaritet këtu edhe eksperienca e shkurtër në Sevija.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme