Mes luftës dhe kompeticionit, Proçenko tregon kalvarin për RTSH

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Jaroslav Proçenko është njëri prej atletëve ukrainas, të cilët kanë mbërritur në Shqipëri me rastin e kampionatit Europian të Universiteteve. Eventi, i cili do të jetë një eskluzivitet i Radio Televizionit Shqitar, sjellë në vendin tonë histori të ndryshme atletësh. Njëra prej tyre është edhe ajo e ukrainasit, i cili përveç talentit që ka në atletikë tregon edhe situatën e veshtirën në të cilën gjendet vendi i tij.

Si ndiheni për këtë eksperiencë të veçantë në shqipëri?

Ndihem shumë i emocionuar për këtë eksperiencë shumë të veçantë dhe presim me padurim që të marrim pjesë në këtë eveniment.

Një situatë disia e pzakontë. Vendi juaj është në luftë ndërsa ju jeni këtu. Na flisni diçka më shumë për gjendjen e njerëzve tuaj sot në Ukrainë?

Jemi në një moment shumë të vështirë dhe të keq por ne jemi të bashkuar ashtu si kemi ardhur edhe këtu si një skuadër. Kjo është forca jonë. Jemi këtu për të përfaqësuar vendin tonë me atë që dimë të bëjmë më mirë, sportin. Ne jemi në krah të ushtrisë dhe njerëzve tanë. Jam i sigurt që do të bëjmë maksimumin për t’ua dedikuar këtë sukses njerëzve tanë që po sakrifiojnë jetët e tyre për të na mbrojtur ne. Në fund fitorja do të jetë për ukrainën.

Si është situata tani në Kiev, a shkoni në shkollë, a bëni një jetë normale?  

Jo. Nuk bëjmë mësim normal sepse studiojmë online. Është e vështirë edhe sportivisht që të jemi gati por e përsëris, ne do të japim gjithçka për t’ia dedikuar më pas gjithçka ushtarëve që janë në vijën e parë të frontit.

Luani këtu si një studentet por a keni ëndërruar ndonjëherë që ta përfaqësoni vendin në nivel profesionist?

Sigurisht, secili prej nesh ëndërron që të marrë pjesë në evenimente ndërkombëtare për të përfaqësuar vendin e tij 

Kush është idhulli juaj? Ndoshta Shevçenko, ndoshta dikush tjetër?

Kur isha i vogël në stërvitjet e mia të para me një trajner kisha idhull Aleksansër Shokovskin, kështu që nuk është Shevçenko.

Një mesazh për bashkëmoshatarët e tu në Rusi që edhe ata ndoshta si ju janë të prekur edhe pse në një mënyrë tjetër nga kjo luftë.

Unë nuk kam asnjë shok në Rusi dhe askush nuk duhet të japë mesazhe mbështetëse ndaj njerëzve të atij vendi dhe politikës së tyre.  Ata nuk duhet të përfshihen në aktivitete të tilla sepse janë një komb që nuk e meritojnë.

Si e parashikoni eurinë e suadrës tuaj në këtë kompeticion?  Mendon se mund të fitoni?

Sigurisht që mendojmë se mund të fitojmë sepse për ne është sikur të lujamë në ekpin kombëtar. E rëndësishme është që marrim pjesë por e ritheksoj, duhet të fitojmë….


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme