Kupa e Botës në Ski Alpine/ Pas Solden, Colturi e dyta edhe në Levi!

Sport | 1 orë më parë

Starti i sezonit ka qenë mjaft i mirë për Lara Colturi-n e cila ditën e sotme ka marrë një tjetër pod vetëm tri javë pas atij në Sëlden të Austrisë.

19-vjeçarja, ka përfituar nfa fakti se Mikaela Shiffrin ka zgjedhur të mos marrë pjesë në dy slalomet e para (Levi dhe Gurgl), duke i shkuar sot shumë pranë vendit më të lartë në pod.

Colturi shkëlqeu në lëshimin e parë me kohën 56 sekonda e 10 të qindtat, vetëm 36 të qindtat më e gadaltë se Emma Aicher.

Skiatorja gjermane do të rezultonte fituese e ditës së sotme pasi në lëshimin e dytë bëri përsëri më mirë ndërsa Colturi u rendit e 8-ta, duke e mbyllur garimin me kohën totale 1 minutë, 53 sekonda dhe 5 të qindtat. Vetëm 43 të qindtat më e ngadaltë se fituesja e garës në Levi, Emma Aicher. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme