Antidoping, kërkohen katër vite pezullim për Pogbanë

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Prokuroria e antidopingut ka kërkuar pezullim me katër vjet për Pol Pogba pasi rrezultoi pozitiv me dehidroepiandrosteron pas ndeshjes Udineze-Juventus më 20 gusht.

Pogba u pezullua më 12 shtator, më pas u riafirmua më 6 tetor kur kundër-analiza konfirmoi rezultatin pozitiv. Prandaj, asnjë marrëveshje për pranimin e fajësisë, në kundërshtim me atë që ishte përfolur javët e fundit: mesfushori francez do të shkojë në gjyq përpara gjykatës kombëtare antidoping.

Rreth njëzet ditë më parë agjentja e tij Rafaela Pimenta tha: “Ne po përgatisim një apel. Si avokate jam personi i parë që them se nëse diçka duhet të diskutohet në një nivel ligjor, duhet të qëndrojë atje”.

Gjyqi duhet të fillojë pas rreth një muaji e gjysmë, me marrëveshjen për pranimin e fajësisë nuk do të kishte pasur mundësi apelimi, megjithatë në këtë rast mund të hyjë në lojë edhe “CAS” më vonë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme