Mesi bën modelin, prezanton fanellën retro të Maradonës

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Leo Mesi me fanellën e Argjentinës në “SHBA 1994” po bën xhiron e globit. Ylli i Inter Majemit ka postuar në rrjetet sociale fotografinë, e cila ka zgjuar memorien e tifozëve.

Komentet e tifozëve kanë qenë të gjitha në lidhje me ngjashmërinë e tij me Maradonën. Ndërsa në aspektin financiar kjo fushatë është mjaft frytdhënëse për “Adidas”-in.

Kompania gjermane jo më kot ka zgjedhur Mesin për të “ringjalluar” Maradonën në kujtimin e tifozëve, të cilët do të jenë të shumtë në radhë për të blerë uniformën unike. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme