Siti dhe Xhirona, anët e ndryshme të së njëjtës medalje

Gjuhët e liga kanë bërë shpesh herë lidhjen mes Mançester Sitit dhe Xhironës. Në muajt e fundit, forma e mirë e klubit katalan, ka bërë që vëmendja të përqëndërohet edhe më shumë në këtë histori, e cila në pamje të parë nuk duket se është e vërtetë edhe pse…
Gjithçka nisi në 2017-ën kur një fond nga Abu Dabi bleu 44.3% të Xhironës. Në atë kohë u tha se fondi, i cili kishte bërë këtë blerje ishte shumë i afërt me fondin e “City Group”. Në këtë drejtim askush nuk u thellua më shumë deri në momentin që Xhirona doli në “sipërfaqe” të La Ligës.
Lidhja mes dy fondeve është e vështirë për tu provuar pasi dy klubet jo vetëm udhëhiqen nga dy filozofi të ndryshme, por nuk kanë shëkmbyer shumë lojtarë me njëri-tjetrin. Për momentin janë vetëm tri lojtarë, të cilët kanë lënë ishullin me destinacion Katalonjën. Ata janë Jan Kouto, Jangel Herrera dhe Savio.
Kouto është nën kontratë me Sitin deri në 2025-ën. Ai iu bashkua Xhironës tre sezone më parë, por pas 12 mujave të vështirë u transferua në Portugali te Braga dhe tani u rikthye përsëri në Spanjë. Një tjetër lojtar, i cili është në pronësi të Sitit është edhe Arnau Martínez.
Savio Moreira është lojtari i tretë, i cili ka lidhje me Sitin. Sulmuesi brazilian mbërriti në Europë pasi u largua nga Atletiko Mineiro. Ai u ble nga Troj, tjetër klub i zotëruar nga “City Group”. Në verën e 2022-it u transferua në Holandë ku luajti si i huazuar me PSV-në. Këtë verë mbërriti në Xhirona si parametër zero.
Ata të cilët mohojnë këtë lidhje “justifikohen” pikërisht me koston e lirë të ekipit në fjalë. Për të bërë bashkë 25 lojtarët e këtij sezoni Xhirona ka shëpnzuar vetëm 38.5 milionë euro. Në ekip kanë mbërritur vetëm 10 lojtarë për të cilët klubi ka paguar euro për kartonët respektivë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




