“Dietë” me hamburger dhe Cola, Gallata pezullon Ndombele

Sipas të përditshmes turke “Photospor”, Tangui Ndombele është pezulluar nga trajneri i Gallatasarajit. Mesfushori francez ka qenë nën “lupë” sa i përket peshës. Që nga momenti kur mbërriti në Stamboll ai peshonte 82 kilogramë dhe Okan Buruk i kishte kërkuar që të ndiqte një dietë, e cila do ta ndihmonte të zbriste në 75 kilogramë.
Francezi, i cili është 181 centimetra i gjatë, në këtë drejtim jo vetëm që nuk po rrespekton dietën, por edhe ka thyer urdhërin e teknikut. Ky i fundit mësohet se e ka gjetur lojtarin vetëm pak orë pas ndeshjes Gallata-Bajern duke konsumuar patate të skuqura, hamburger dhe Coca-Cola.
Kaq ka mjaftuar për të sosur durimin e teknikut, i cili u ka komunikuar drejtuesve të klubit masën e marrë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




