Gazetat çeke shkruajnë për sfidën ndaj Shqipërisë

Dita e së vërtetës po afron. Shqipëria është gati për sfidën vendimtare ndaj Republikës Ceke, e vlefshme për kualifikueset e kampionatit Europian. Kundërshtari vjen në Tiranë i motivuar dhe me objektiv fitoren, për të marrë kreun e Grupit E.
Mediat sportive në Ceki pasqyrojnë cdo gjë në lidhje me këtë përballje, nisur edhe nga deklaratat e futbollistëve. Jakub Brabec, 38 ndeshje me përfaqësuesen, lojtari i tretë më me shumë paraqitje i ka dhënë zemër shokëve të tij të skuadrës. Gazeta Sport Czech ka publikuar deklaratën e tij se nuk do të lejojmë të fundosemi në Shqipëri. Në prag të kësaj sfide, Federata Çeke e Futbollit ka dhënë udhëzimë për tifozët e tyre, duke u kërkuar që të tregojnë kujdes.
Gazeta Denik ka publikuar një artikull me titullin: Tifozët trima nga Cekia do të përjetojnë ferrin në Shqipëri. Këshilla është: Mos ecni nëpër Tiranë me fanellën e Çekisë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




