Volejboll Meshkuj/Partizani, i pandalshëm në kampionat

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Partizani në volejboll për meshkuj ka realizuar fitoren e pestë radhazi në kampionat, ndërsa të premten pasdite, në sallën sportive “Farie Hoti”, ka mundur Tiranë, thellësisht 3-0. Një ndeshje që ka ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, por që në fakt ka nisur me debate. Së pari për topin e lojës, ndërsa nga Tirana është ofruar Mikasa V200Ë, ndërsa zakonisht luhet po me Mikasa MVA 200.

Përtej debateve të trajnerit Tomorri me vëzhguesin Refet Kasmi, gjithçka është lënë me topin e ofruar nga skuadra pritëse, që në këtë rast ishte Tirana, ndërsa në fakt kampionati nuk ka një top zyrtar për të luajtur. Por ndërkohë debate ka pasur dhe për numrin e shikuesve, ndërsa Memia ka debatuar me vëzhguesin Kasmi, aq sa në fillimin e lojës është ndëshkuar me karton të verdhë dhe të kuq nga kryesori Enea Dusha.

Gjithsesi seti i parë ka qenë i ekuilibruar 11-12, 18-16, 22-22, 23-24 dhe në fund 23-25 për Partizanin. I dyti është nën dominimin e të kuqve 7-10, 14-20 dhe në fund 17-25. I treti, përtej përmbysjeve të herëpashershme, është në favor të Partizanin, 23-25, që në harkun kohor të një orë e 25 minutave ka fituar 3-0.

Kështu Partizani e Tirana kanë siguruar daljen në fazën gjysmëfinale të Play-off për titull kampion, kurse më 2 prill nis sulmi final për trofeun më të rëndësishëm të rrjetës shqiptare.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme