Mungesë pragmatizmi, lojtarët “akuzojnë” Nagelsman

Gjermani | 3 vite më parë

Kanë mjaftuar katër ndeshje në krye të pankinës të Gjermanisë dhe Julian Nagelsman është vendosur në pikëpyetje. Sipas “Sport Bild” numri një i pankinës të “die Manschaft” nuk ka një marrëdhënie të mirë me një pjesë të madhe të lojtarëve.

Mësohet se shumë futbollistë nuk janë dakord me faktin se Nagelsman po i qëndron besnik ideve të veta edhe pse koha që ka në dispzocion për t’i implementuar ato është e pakët. Sipas lojtarëve ish-trajneri i Bajernit duhet që të jetë më shumë pragmatist.  

Gjithsesi “Sport Bild” siguron se trajneri nuk ka humbur plotësisht grupin. Ky i fundit mendon ende se me disa ndryshime Gjermania mund të jetë competitive gjatë Europianit, të cilin e organizon në vendin e saj.

Këtë vit kalendarik skuadra katër herë kampione e botës e mbylli me 6 humbje duke barazuar kështu rekordin negativ të rregjistruar në 2018-ën.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme