Bayern humb Saibari-n për tri muaj, Gnabry dëmtohet, Olise dhe Urbig rrezikojnë Atletico-n

Në barazimi 2-2 në “Allianz Arena” përballë Borussia-s së Dortmundit, Bayern-i nuk ka humbur vetëm dy pikët. Klubi bavarez lajmëroi sot se Saibari, i cili braktisi fushën e lojës dje pas një kontrasti me Kobel, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në kyçin e këmbës së djathtë pasi ka pësuar një dëmtim në ligament. Sipas njoftimit sulmuesi nga Maroku do rikthehet në fushat e lojës pas tri muajsh.
Një periudhë më të shkurtër kohore për rikuperim është parashikuar për Gnabry, i cili ka pësuar një dëmtim muskulor, i cili do të detyrojë sulmuesin që të qëndrojë jashtë fushave të lojës për rreth 4-6 javë.
Në pikëpyetje për takimin e radhës atë përballë Atletico Madrid do të jenë Olise dhe Urbig. Për sulmuesin francez Bayern ka bërë me dije se do të monitorojë situatën ashtu si do të veprojë edhe për Urbig, i cili u dëmtua në kokë. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




