Historike, një vajzë do të jetë zv.trajnere e Union Berlin

Gjermani | 3 vite më parë

Mari Luis Eta do të jetë zëvendësja e Marko Grote, trajnerit të ri të Union Berlin. Emërimi i teknikut përfaqëson dicka historike në Europë, asnjë vajzë nuk ishte ulur ndonjëherë në stol në një nga 5 kampionatet kryesore të meshkujve.  Eta dhe Grote, të cilët u thirrën për të zëvendësuar të shkarkuarin Urs Fischer me 13 humbje, do të bëjnë debutimin e tyre më 25 nëntor kundër Augsburg. Eta është një ish-futbolliste, ka luajtur në rolin e mesfushores me disa skuadra gjermane, ndërsa u tërhoq nga futbolli aktiv në moshën 26-vjecare në sezonin 2017-2018.

Në vitin 2019 Mari Luis Eta u zgjodh si trajnere e femrave me ekipet zinxhirë të përfaqësueseve të Gjermanisë, dhe në muajin qershor të këtij viti u zgjodh si pjesë e stafit të ekipit të 19-vjecarëve të skuadrës së Union Berlin. Ka shumë pak precedentë të ngjashëm dhe të gjithë kanë të bëjnë me turne të vogla ose përzgjedhje të të rinjve: në Itali kujtojmë përvojën e Carolina Moraçe, e cila në vitin 1999 drejtoi Viterbesen, ndërsa shembulli më i fundit është i Patrizia Panìko, e cila në vitin 2017 ishte asistente e Daniele Zoratto-s në përfaqësuesen e Italisë U-16.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme