Kushtet atmosferike rrezikonin ndeshjen, Sarbryken-Bajern do

Në “Ludwigspark” do të luhet sot në mbrëmje mes Sarbryken dhe Bajernit edhe pse kushtet atmosferike nuk kanë qenë të favorshme për kushtet e fushës.
Zona e Sarlandit në ditët e fundit është goditur nga moti i keq. Reshje të dendura të shiut kanë qenë të vazhdueshme dhe kanë kthyer në një “moçal” fushën ku zhvillon ndeshjet e saj ekipi i Kategorisë së Tretë. Madje vetëm pak ditë më parë komisarët e garës u detyruan që të ndërprisnin ndeshjen mes Sarbryken dhe Dinamos së Dresdenit.
Për të dhënë një përgjigje përfundimtare për këtë çështje zëdhënës të Federatës Gjermane të Futbollit bërë ditën e djeshme me dije se vendimi përfundimtar pritej sot në orën 14:00 kur sipas protokollit përfaqësues të ekipeve si dhe zyrtarë të Federatës do të kontrollojnë kushtet e fushës.
Por pas inspektimit të fushës veëm pak minuta më parë përfaqësues të Federatës Gjermane të Futbollit kanë bërë me dije se takimi i vlefshëm për turin e dytë të Kupës së Gjermanisë do të luhet sipas programit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




