Bundesliga, Leverkusen njeh vetëm fitore, Xhurasi fenomen

Bajer Leverkusen vazhdon serinë e fitoreve duke mposhtur jashtë fushe Volfsburgun. Skuadra e Shabi Alonsos gjeti e para avantazhin me anë të Frimpong në minutën e 13’, por vendasit nuk humbën shpresën dhe barazuan shifrat falë golit të Lakrua vetëm katër minuta nga përfundimi i pjesës së parë. Në fraksionin e dytë ishin sërish miqtë ata, të cilët ngulmuan dhe gjetën golin e fitores me anë të Grimaldos (62’).
Ndërkohë në Berlin ekipi i Union nuk del nga kriza e javëve të fundit duke pësuar një humbje shokuese përballë Shtutgartit. Edhe në këtë takim nuk humbi mundësi goleadori i Europës, Xhurasi për të shënuar gol. Afrikani shënoi golin e parë, i cili është i 14 për të në 8 takime. Për të thelluar krizën e Unionit menduan Silas dhe Undav, të cilët dërguan në tre diferencën e golave me ekipin kryeqytetas.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




