Kategoria e Dytë, java e tretë me rezultate interesante

Në fundjavë u mbyll java e tretë e Kategorisë së Dytë. Grupi A udhëhiqet nga Valbona, ekipi tropojan ka marrë maksimumin e pikëve, duke mundur me rezultatin 3-2 ekipin e Tërbunit. Në rezultatet e tjera, Shënkolli barazoi me Adritaiku 3-3, Veleçiku triumfoi me Albanët, ndërsa sukses të rëndësishëm mori edhe Besëlidhja përballë Ilirisë me rezultatin 0-1.

Ndeshjet e javës së tretë të Grupit B në Kategorinë e Dytë kanë dhuruar surpriza. Pretendenët kanë zhgënjyer disi ku në pesë përballje, vetëm dy skuadra ia dolën të merrnin tri pikë si Labëria ndaj Këlcyerës me rezultatin 4-0 dhe Pogradeci-Maliqi 1-0. Në takimet e tjera Devolli barazoi ndaj Lufëtarit 2-2, Saranda-Shkumbini dhe Delvina-Turbina u mbyllën me rezultatin 0-0.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




