Elbasani, zyrtarisht në Superiore

Në javën e 29-të të Kategorisë së Parë, pas Bylisit, është edhe Elbasani që ka siguruar matematikisht ngjitjen në Superiore. Verdhekuqtë e kanë arritur këtë objektiv me fitoren 1-0 përballë Apolonisë, me një gol të shënuar në minutën e 84-ët nga Hoxhaj.
Festë për të besuarit e trajnerit Nevil Dede, të cilët arrijnë objektivin sezonal, ndonëse ka akoma ndeshje për të luajtur. Megjithatë, duket një festë gjysmake për shkak se stadiumi “Elbasan Arena” është i mbyllur për tifozërinë, për shkak të dënimit të dhënë nga Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




