Kategoria e Parë, Java e 29-të pritet të japë verdiktet e fundit

Java e 29-të e Kategorisë së Parë pritet të përforccojë edhe më shumë verdiktet. AF Elbasani dhe Bylis janë drejt arritjes në Kategorinë Superiore. Skuadra Elbasanit, drejtuar nga Nevil Dede i’u mjafton vetëm 1 pikë për ngjitjen në elitë. Ditën e shtunë, verdheblutë do të luajnë në shtëpi ndaj Apolonisë, ndërsa Bylisit i mjaftojnë dy pikë në 5 javë të mbetura.
Ekipi ballshiot do të presë Korabin, në një përballje ku nuk ka favoritë. Në takimet e tjera, Vora do të sfidojë Flamurtarin, Luzi do të presë Lushnjen, pa harruar sfidën mes Kastriotit dhe Besës, dy skuadrat që kërkojnë të dalin sa më shpejt nga zona e ftohtë e renditjes. Tomori e ka ndarë mendjen se sezonin e ri e nis nga Kategoria e Dytë dhe që tani drejtuesit kanë nisur ndërtimin e skuadrës së re, duke u dhënë prioritet të rinjve, në mënyrë që të promovohen në këto javë. Këtë javë ekipi beratas do të luajë ndaj Burrelit, me të gjitha sfidat që do të zhvillohen në orën 15:00.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




