Kategoria e Parë, Java e 16-të me rezultate interesante

Kategoria e Parë | 3 vite më parë

Java e 16-të e Kategorisë s ëParë prodhoi sa rezultate të byukura, por edhe aq interesante. Bylis kryesues, dukej si një skuadër e pathyeshme, por në Peshkopi kundër Korabit, ekipi ballshiot u mund me rezultatin 2-1. Një disfatë që djeg, duke parë se ndjekësit më të afërt nuk bënë asnjë hap fals.

AF Elbasani fitoi ndaj Besës me rezultatin 2-0, duke bërë që vendi i parë të jetë tre pikë larg. Nuk gabuan Flamurtari e as Vora, me dy skuadrat që ndodhen në vendin e tretë dhe të katërt.  Ekipi vorak fundos në fund të tabelës Tomorin me beratasit që inatin ia nxorrën arbitrit Sokol Bebja, të cilët e goditën për shkak se ishin të pakënaqur me vendimet e kryesorit.

Ndërkohë që ekipi vlonjat fitoi 3-1 ndaj Lushnjes. Në takimet e tjera, Burreli mposhti Apolonië me rezultatin 1-0, ndërsa Luzi ia doli të merrte një sukses të rëndësishëm ndaj Kastriotit me shifrat 3-1. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme