Rikthehet futbolli shqiptar, Kategoria e Parë me sfida interesante

Futbolli shqiptar rikthehet në mesjavë. Ditën e mërkurë dhe të enjte do të zhvillohet java e 12-të e Kategorisë së Parë. Pas pauzës për shkak të Kombëtares, skuadrat rikthehen me energji të reja. Duke filluar nga ora 13:30, do të luhen katër përballje. Flamurtari renditet në vendin e katërt në kuotën e 21 pikëve dhe përballja ndaj Luzit konsiderohet e rëndësishme për vlonjatët, në mënyrë që të mos humbasin kontaktet me kreun.
Burreli do të luajë ndaj Bylisit, Korabi do të presë Tomorin, ndërsa sfida më e rëndësishme e kësaj jave do të jetë Apolonia ndaj Lushnjes, derbi që do të luhet në orën 13:30. Në orën 17:00, AF Elbasani do të presë skuadrën e Kastriotit, një sfidë e rëndësishme për fatet e dy skuadrave. Ndërkohë kjo javë do të mbyllet të enjten me sfidën Besa-Vora, takim që do të luhet në orën 13:30.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




