Bylisi ruan kreun, Lushnja e Korabi gjejnë fitoren e parë

Futboll Vendi | 3 vite më parë

Java e katërt e Kategorisë së Parë ka zbritur sot në fushën e lojës me katër sfida. Nuk kanë munguar rezultatet surprizë, ku Korabi e Lushnja kanë arritur të gjejnë fitoren e parë në këtë sezon, ndërsa Bylisi ka ruajtur kreun me një fitore të arritur në ekstrem. Konfirmohet Tomori si pretendent me një fitore përballë Kastriotit.

Përballë Luzit, ballshiotët kanë vuajtur jo pak. Pas një pjese të parë pa gola, vendasit kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës në minutën e 51-të me autor Treni. Ballshiotët barazuan fillimisht me Kibe në minutën e 67-të dhe siguruan fitoren me Ceesay në minutën e 90-të.

Korabi ka arritur të gjejë fitoren e parë në këtë sezon duke mundur në shtëpi Besën me rezultatin 2-0. Golat u shënuan nga Bocka 77’ dhe Nuri 90’+6. Fitorja e parë edhe për Lushnjën që ka triumfuar në transfertë përballë Burrelit me rezultatin 2-0, me golat e Cankës 20 dhe Ayinde 82’.

Tomori ka arritur një fitore të rëndësishme duke u konfirmuar edhe njëherë si pretendent, 1-0 përballë Kastriotit ku vendosi goli i Hysollit në minutën e 33-të.

REZULTATET

RENDITJA


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme