AF Elbasani-Vora, Mërgjyshi e konsideron si sfidë Superioreje

Fitorja ndaj Besës në javën e parë të kampionatit ishte nga ato që ndryshojnë objektiva e që sjellin eufori në skuadër. Vora tani ka bindjen se mund të luajë e barabartë me këdo skuadër. Megjithatë prova e vërtetë është ndaj AF Elbasanit, takim që do të luhet ditën e enjte. Artan Mërgjyshi, trajneri i skuadrës vorake ka folur në lidhje me këtë përballje.
“Është një ndeshje si në Superiore për vetë specifikat që kanë dy skuadrat. Ne, në çdo ndeshje luajmë për të marrë maksimumin. Prenga është rikthyer, por kemi mungesat e Vrapit dhe Razës që ende nuk janë rikuperuar, por besoj se me kontigjentin që kemi e përballojmë ndeshjen. Sa i përket objektivave, duhet të marrim me radhë çdo ndeshje e më pas do të shohim se ku jemi në klasifikim”, tha trajneri i Vorës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




