Kategoria e Parë, pesë javë të mbetura deri në fund të sezonit

Kategoria e Parë ka hyrë në fazën më interesante të saj. Kur kanë mbetur edhe 5 javë nga fundi i sezonit, dueli për të arritur promocionin është i ethshëm me tri skuadra si Skënderbeu, Dinamo dhe Flamurtari që kërkojnë dy vendet e para.
Ekipi korçar kryeson me 41 pikë, që këtë javë ka një sfidë delikate kundër Flamurtarit në Vlorë. Ekipi i drejtuar nga Diego Longo është në kuotën e 38 pikëve e do të kërkojë me patjetër fitoren për të barazuar me pikë Skënderbeun.
Dinamo e drejtuar nga Dritan Mehmeti mori fitoren e dytë në kampionat dhe këtë javë luan ndaj Turbinës me shpresën për të marrë një rezultat pozitiv për të shpresuar për një vend në Kategorinë Superiore.
Korabi, Tomori dhe Besa janë skuadrat që ndodhen në zonën e play-off, pa harruar Apoloninë që ka ndryshuar fytyrë me ardhjen e Dovedan. Lushnja, Oriku,Turbina dhe Besëlidhja janë katër skuadra që renditen në fund, me shpresën që këto 5 javë të largohen sa më shpejt nga zona e ftohtë e renditjes. E.Ç.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




