Dinamo e Korabi bien në transfertë, Skënderbeu bën “poker”

Futboll Vendi | 4 vite më parë

Janë luajtur sot katër ndeshje të Kategorisë së Parë të vlefshme për javën e 16-të. Bie në sy humbja e Dinamos në fushën e Burrelit, ku gjithçka është vendosur nga një gol i Farrukut në minutën e 65-të. Një humbje befasuese për kryeqytetasit, të cilët janë mbajtës të vendit të parë në klasifikim, por tashmë ndjekësit janë afruar ndjeshëm.

Një hap të gabuar ka hedhur dhe skuadra e Korabit e cila është mundur 1-0 në transfertën me Luzin. Një fitore bindëse e Skënderbeut, 4-1 përballë Orikut. Korçarët tashmë ndodhen në vendin e dytë, -1 nga vendi i parë, duke e bërë akoma më emocionuese garën për ngjitjen në Superiore. Ndërkohë, sfida mes Apolonisë dhe Besës është mbyllur në barazim 0-0.

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme