Kategoria e Parë, rezultatet e javës së pestë

Kategoria e Parë | 4 vite më parë

Është vetëm java e pestë e Kategorisë së Parë, por mjafton për të treguar skuadrat që kërkojnë promocionin, mesin e tabelës dhe ato që luajnë për mbijetesë. Dinamo e ka seriozisht dhe këtë e tregojnë shifrat. Vendi i parë me 11 pikë dhe 12 gola të shënuar. Skuadra e fundit që pësoi katër gola ishte Besëlidhja.

Interesant është fakti se katër skuadrat e para si Korabi,Tërbuni,Apolonia dhe Flamurtari e mbyllën javën me barazim. Ndërkohë që Skënderbeu arriti fitoren e dytë radhazi dhe shkon në kuotën e 8 pikëve në vendin e gjashtë. Skuadrat që po zhgënjejnë janë Lushnja dhe Besëlidhja. Lezhjanët renditen në vendin e parafundit në kuotën e 4 pikëve, ndërsa Lushnja me super investime është në vendin e 11-të në kuotën 5 pikëve.

Besa dhe Tomori, dy skuadra të traditës, e kanë të vështirë të dalin nga zona e ftohtë e renditjes dhe pot ë shohësh nuk kanë vazhdimësi në rezultate.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme