Kategoria e Parë: Tomori mund Egnatian, hapet gara

Futboll Vendi | 6 vite më parë

Kategoria e Parë ka zbritur sot në fushën e lojës me tri ndeshje të Grupit B, të vlefshme për javën e 18-të, ku padyshim vëmendja ishte e përqëndruar tek Tomori-Egnatia, një sfidë për kreun, e cila është transmetuar në RTSH Sport. 90 minuta emocionuese, që në fund kanë sjellë fitoren 1-0 të Tomorit të Beratit, gol i shënuar nga Canga nga pika e penalltisë, minuta e 45-të.

Një sukses që i ka ngjitur beratasit në kuotën e 29 pikëve, tre më pak se rrogozhinasit kryesues, që provojnë për herë të parë shijen e humbjes në këtë edicion të Kategorisë së Parë.

Fitore edhe për Pogradecin, që ka mundur në shtëpi, Turbinën me rezultatin 2-0, falë golave të Topllarit dhe Jahajt. Pogradecarët mbajnë vendin e tretë në klasifikim, një pikë më pak se Tomori I vendit të dytë.

Besa ka arritur të marrë një fitore me përmbysje në përballjen me Elbasanin.  Da Lima kaloi elbasanasit në avantazh në minutën e 41-të. Skuadra e Besës arriti të vendosë baraspeshën në minutën e 70-të me anë të Kacbufit, ndërsa në fund të takimit Lila realizoi golin e avantazhit nga pika e penalltisë.

KATEGORIA E PARË

Rezultatet/Grupi B

TOMORI-EGNATIA 1-0

Golat: Canka 45’

ELBASANI-BESA 1-2

Golat: Da Lima 49’/Kacbufi 70’, Lila 91’

POGRADECI-TURBINA 2-0

Golat: Topllari 67′, Jahaj 84′

RENDITJA/GRUPI B


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme